Lajmet e fundit
Delegacioni parlamentar i Kosovës udhëtoi në Mal të Zi
E Mërkure, 20.06.2012
Me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, një delegacion i Komisioni për Integrime Evropiane ka udhëtuar sot për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin punues ndërparlamentar me temën: "Roli i parlamentit në procesin e negociatave të pranimit në BE", i cili në pushimoren e njohur Beçiq, nga 20-22 qershor 2012.
Delegacionit të Kosovës i prin z. Lutfi Haziri, kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane , kurse anëtarët e tjerë që do të marrin pjesë në këtë samit, janë: Xhavit Haliti, Sasha Milosavleviq dhe Blerta Deliu - Kodra.
Qëllimi i takimit është diskutimi dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira të vendeve të rajonit dhe përfitimi i vendeve të Ballkanit që janë në faza të ndryshme të integrimit evropian.
Ky takim punues është organizuar nga Parlamenti i Malit të Zi në bashkëpunim me Parlamentin Evropian.