Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi dënon sulmin ndaj trupave paqeruajtëse të NATO-s
E Marte, 19.06.2012
Me rastin e sulmit ndaj trupave paqeruajtëse të NATO-s, në afërsi të fshatit Bërnjak, ku u lëndua një ushtar i KFOR-it, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, e dënon këtë akt terrorist mbi forcat e KFOR-it në Kosovë.
Ky akt është veprim i rëndë terrorist dhe si i tillë është i dënueshëm nga të gjithë qytetarët dhe institucionet e Kosovës. Ky veprim i shëmtuar është përpjekje e strukturave paralele serbe, me qëllim të destabilizimit të Kosovës dhe të Rajonit në tërësi.
Kryekuvendari Krasniqi shpreh bindjen se KFOR-i, si gjithnjë, do të vazhdojë edhe më tutje misionin e tij paqeruajtës në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe të stabilitetit në Kosovë.