Lajmet e fundit

Ambasadori i Francës në Kosovë , z. Jean François Fitou, u prit në Bordin e Grave Deputete

E Marte, 19.06.2012




Sot, në Kuvendin e Kosovës kryetarja e GGD-së, znj. Teuta Sahatqija dhe anëtarja Bordit të znj. Myfera Shinik, pritën ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë , z. Jean François Fitou . Pasi e falënderoi ambasadorin për vizitën ajo e njoftoi atë lidhur me objektivat e GGD-ës, si: promovimi i barazisë gjinore , fuqizimi i gruas në vendimmarrje, fuqizimi i gruas në partitë politike, fuqizimi ekonomik i saj, qasjen e gruas në drejtësi, si dhe mirëqenien e gruas. Në këtë kuadër, znj Sahatqija njoftoi ambasadorin edhe lidhur me projektin për blerjen e mamografit mobil, për të cilin deri më tani janë nënshkruar katër memorandume mirëkuptimi, me ç'rast nënshkruesit i kanë dhënë përkrahje këtij projekti në forma të ndryshme . Deputetja Mufera Shinik u interesua që mamografi mobil të jetë në disponim të grave anekënd Kosovës.

Ambasadori Fitou duke përgëzuar znj. Sahatqija për punën e mirë që po bëjnë tha : "Ne po ndjekim angazhimin tuaj dhe vlerësojmë lart punën në parlament, por edhe në terren e sidomos nëpër komuna dhe zonat rurale. Ai po ashtu premtoi se ambasada që ai drejton dhe Ministria e Jashtme e Republikës së Francës janë shumë të interesuar që Kosova të ecë përpara, sidomos ekonomikisht, por edhe në aspekte të tjera. Nisma e GGD-ës për blerjen e mamografit është shumë e dobishme pasi që ajo është në ndihmë të grave që mund të jenë të goditura nga kanceri i gjirit, duke kursyer edhe buxhetin e Kosovës.

Ambasadori i  Francës në Kosovë  , z. Jean François Fitou, u prit në Bordin e Grave Deputete