Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi do të vizitojë SHBA-n

E Shtune, 16.06.2012




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, nga 17 deri më 22 qershor, do të vizitojë SHBA-n, me ftesë të Komisionit të Kongresit të SHBA-së për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë. Gjatë kësaj vizite kryekuvendari Krasniqi do të takohet me z. John Boehner, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarët e Komisionit të Kongresit të SHBA-së për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë, kongresistët: Drier, Price, Engel, Schmidt, Peters, Aderholt, Meeks, Smith and Hastings, pastaj me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, z. Philip T. Reeker dhe presidentin e NDI-së, z. Ken Wollack.

Kryetari Krasniqi do të mbajë edhe një ligjëratë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me temën: Shtetndërtimi i Kosovës.

Kreu i legjislativit të vendit, Krasniqi, në këtë vizitë do të shoqërohet edhe nga nënkryetari i Kuvendit, Petar Miletiq, dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së,Ardian Gjini.

Kryekuvendari Krasniqi do të vizitojë SHBA-n