Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi dënon ashpër aktin e vrasjes së kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj

E Enjte, 14.06.2012




Me rastin e vrasjes së kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi , dha këtë deklaratë:


"Vrasja makabre e kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, është një akt i shëmtuar dhe kriminal. Ky akt ka ngjallur pezëm te të gjithë qytetarët e Kosovës,si dhe institucionet e vendit.


Kërkojmë nga organet e rendit që të zbulojnë autorët e vrasjes dhe t' u japin dënimin e merituar", theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.