Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 13.06.2012
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Fikrim Damka, kryetar, shqyrtoi në parim Projektligjin për Shëndetësi. Komisioni vlerësoi se projektligji i plotëson kushtet për procedim në seancë plenare dhe i rekomandoi asaj shqyrtimin e tij në parim.
Për shkak të rëndësisë së këtij projektligji, kryetari Damka theksoi se në procesin e amendamentimit, në cilësi të grupit punues do të jetë i angazhuar i gjithë komisioni, si dhe ekspertë të këtij lëmi, të cilët do të japin kontributin e tyre në hartimin e amendamenteve.
U potencua, ndërkaq, se grupi punues për amendamentimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për grevat, në një nga mbledhjet e ardhshme do t'ia paraqesë komisionit raportin me propozim-amendamente.
Në këtë mbledhje komisioni diskutoi edhe për çështje të tjera që lidheshin me fushëveprimtarinë e tij.