Lajmet e fundit

Delegacioni parlamentar i Kosovës, i kryesuar nga kryekuvendari Jakup Krasniqi, u kthye nga vizita në Estoni

E Mërkure, 13.06.2012




Pas vizitës zyrtare të frytshme në Estoni, sot u kthye në vend delegacioni parlamentar i Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi. Gjatë kësaj vizite, kreu i legjislativit të vendit, Krasniqi, u takua me kryetaren e Kuvendit të Estonisë, znj. Ene Ergma, kryeministrin e Estonisë, Andrus Ansip, ministrin e Jashtëm , Urmas Paet, dy nënkryetarët e Parlamentit, kryetarin e Komisonit për Politikë të Jashtme, z. Marko Mihkelson,pastaj me kryetarin e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian, z. Taavi Rõivas, shefin e grupit parlamentar të IPU-s dhe kryetarin e qytetit Haapsalu.

Të gjitha takimet u përshkuan nga fryma e miqësisë dhe gatishmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve të dyanshme.

Në përbërje të delegacionit parlamentar, ishin edhe nënkryetari i Kuvendit, z. Sabri Hamiti dhe deputetet: Salihe Mustafa dhe Jasmina Zhivkoviq.

Gjatë kësaj vizite kryetari Krasniqi i bëri ftesë zyrtare kryetares së Kuvendit estonez, znj. Ene Ergma, për të vizituar Kosovën.

 

Delegacioni parlamentar i Kosovës, i kryesuar nga kryekuvendari Jakup Krasniqi, u kthye nga vizita në Estoni