Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komsionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 12.06.2012




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i drejtuar nga z. Goran Marinkoviæ, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme pati vetëm një pikë të rendit të ditës: shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-116 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, me Raportin e Komisionit funksional për Buxhet e Financa, me amendamente.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, Ambasadës së Zvicrrës në Prishtinë dhe KDI-ja.

Pas diskutimeve, anëtarët e Komisionit miratuan Projektligjin nr. 04/L-116 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, me Raportin e Komisionit për Buxhet e Financa , me amendamente, të cilat do t'i procedohen Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim.

Edhe pse në rendin e ditës së kësaj mbledhje ishte edhe pika për shqyrtimin e Planit të punës së Komisionit për vitin 2012, e njëjta u shty për mbledhjen e ardhshme të Komisionit.

Nga mbledhja e Komsionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim