Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
E Marte, 12.06.2012
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar, ka shqyrtuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim. Komisioni vlerësoi se projektligji i plotëson kushtet për procedim në seancë plenare dhe i rekomandoi asaj shqyrtimin e tij në parim.
Në vazhdim, komisioni vendosi të kërkojë raport nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor, lidhur me zhvillimet e fundit në stacionin policor në Pejë.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për ecurinë e mbikëqyrjes së zbatimit të disa ligjeve, si dhe për vizitën që komisioni pritet ta zhvillojë në Austri në muajin shtator.