Lajmet e fundit

Një delegacion i Grupit joformal të deputetëve te rinj të Kuvendit të Kosovës po qëndron në një vizitë dyditore ne Lituani

E Marte, 12.06.2012




Delegacioni i përbërë nga deputetet Ganimete Musliu, Rita Hajzeraj dhe Biserka Kostiq nga Grupi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga Këshilli i Veprimit Rinor Qendror i Kosovës, po qëndron në një vizitë dyditore në Lituani.

Ky delegacion ka pasur sot një agjendë të ngjeshur në Parlamentin e Lituanisë, ku ka zhvilluar takime të ndara me zëvëndëskryetarin e Parlamentit Ceslavas Jursenas , me zëvëndëssekretarin e përgjithshëm të Parlamentit, Gedeminas Aleksonis, me Komisionin Parlamentar për Rini dhe Sport, si dhe me Departamentin për Rini.

Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave në politkëbërje nga të rinjtë .

Nesër, ky delegacion do të takohet me Këshillin Rinor të Lituanisë.

Vizita është mundësuar nga OSCE.

 

Një delegacion i Grupit joformal të deputetëve te rinj të Kuvendit të Kosovës po qëndron në një vizitë dyditore ne Lituani