Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Hënë, 11.06.2012




Komisioni për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin vjetor të punës për vitin 2011 të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Gjatë diskutimit u tha se Raporti është i mirë dhe se në të janë identifikuar problemet dhe sfidat, me të cilat ballafaqohet ky Këshill. U vu në pah se Këshillit i mungojnë disa anëtarë, ndaj është e nevojshme që vendet vakante të plotësohen, pra Këshilli të veprojë me përbërje të plotë. Shih për këtë u tha se Kuvendi, si themelues i këtij Këshilli, duhet të shpejtojë procedurat për të përcaktuar qartë kompetencat e tij, duke mënjanuar sidomos dyfishimin e tyre. Në këtë frymë anëtarët e Komisionit ishin unik në konstatimin se është e nevojshme që sa më parë të fillojë amendamentimi i Ligjit për Trashëgimi Kulturore, në mbështetje të të cilit do të përcaktoheshin detyrat dhe kompetencat e Këshillit, me qëllim të funksionalizimit të tij.

Në vijim u diskutua edhe lidhur me realizimin e planit të punës së Komisionit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012.

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media