Lajmet e fundit

Deklaratë e kryekuvendarit Krasniqi me rastin e 12 Qershorit

E Hënë, 11.06.2012




"Dita e Lirisë-12 Qershori, është dita më e shënuar në historinë e Kosovës. Çlirimi i Kosovës, pas aq shumë përballjeve e sakrificave, shpallja e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, janë ditë madhore për të gjithë qytetarët e Kosovës. 12 Qershori përbën gurin themeltar të fillimit të ndërtimit të shtetit, të gjakuar aq shumë gjatë shekujve. Është ditë e ndërtimit të vlerave qytetare, ditë që hap një epokë të re e me perspektivë për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie kombëtare e fetare.

Populli dhe institucionet e Kosovës tani në paqe ngrenë shtetin e ardhmërisë, shtetin e së drejtës dhe të lirisë, me orientim të qartë drejt integrimeve euroatlantike.

Shteti i pavarur i Kosovës është shndërruar në faktor paqeje e stabiliteti në rajon dhe më gjerë, duke gjetur edhe përkrahje ndërkombëtare, posaçërisht nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe shumë e shumë shtete nga bota , që dëshmohet edhe me njohjen e saj nga 91 shtete nga bota,", theksohet në deklaratën e kreut të legjislativit të vendit,dr. Jakup Krasniqi.

Deklaratë e kryekuvendarit Krasniqi me rastin e 12 Qershorit