Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi do të vizitojë Estoninë
E Diel, 10.06.2012
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, nga 11 deri më 13 qershor 2012, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Estoni, me ftesë të kryetares së Kuvendit (Riigikogu) të Estonisë, znj. Ene Ergma.
Gjatë kësaj vizite, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë takime me homologen estoneze,Ene Ergma, kryeministrin z. Andrus Ansip dhe personalitete të tjera të larta të këtij vendi.
Kreun e legjislativit të vendit gjatë kësaj vizite e shoqërojnë edhe nënkryetari i Kuvendit, z. Sabri Hamiti dhe deputetet: Salihe Mustafa dhe Jasmina Zhivkoviq.