Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi pret nesër një delegacion parlamentarësh nga Sllovakia
E Enjte, 07.06.2012
Nesër (e premte), më 8 qershor, 2012, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, do të presë një delegacion parlamentarësh nga Sllovakia (prej 12 anëtarësh), të cilët shoqërohen nga analistë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të mediave.
Në takim janë ftuar të marrin pjesë nënkryetarët e Kuvendit: Petar Miletiq, dhe Enis Kervan, Sasha Milosavljeviq, kryetar i GP -SLS, Albert Kinolli, kryetar i GP-6+, Hydajet Hyseni, nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane, Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe Fatmir Xhelili, anëtar i këtij Komisioni.
Koha: prej orës 11:30 - 12:30.
Vendi: Anex-i i Kuvendit të Kosovës, salla S-1, kati i parë.