Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi dënon ashpër sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

E Premte, 01.06.2012




Me rastin e operacionit të KFOR-it për të hequr barrikadat në veri të Kosovës, të cilat u shoqëruan me veprime të dhunshme nga ana e strukturave kriminale serbe, kryekuvendari Krasniqi dënon ashpër sulmet ndaj paqeruajtësve, të cilët gjenden në mision paqeje në Kosovë. Çdo sulm mbi pjesëtarët e KFOR-it , është sulm mbi demokracinë, mbi lirinë dhe perspektiven e qytetarëve të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u bën thirrje qytetarëve për qetësi e vetëpërmbajtje dhe respektim të rendit dhe ligjit.

Operacioni i KFOR-it për të liruar rrugët nga barrikadat e vendosura nga strukturat e jashtëligjshme është në funksion të lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Kryetari i Kuvendit u uron shërim sa më të shpejtë pjesëtarëve të KFOR-it.

 

Kryekuvendari Krasniqi dënon ashpër sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it