Kontrolli parlamentar
Seancë Plenare - Vazhdim
E Enjte, 28.02.2019 10:00
Rendi i ditës
I. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:
1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për automjete,
2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
3. Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 Ligji i Sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për sport,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
13. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
14. Votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
15. Votimi i raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
16. Votimi i raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
17. Votimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
18. Votimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
19. Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
20. Shkarkimi i një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
21. Zgjedhja e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
22. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
23. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
24. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
25. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,
26. Emërimi i anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
27. Emërimi i kryesuesit dhe të një (1) anëtari të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
28. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
29. Votimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
30. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019,
31. Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së,
32. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (2) dy anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 30 janar 2019:
1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
2. Votimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-043 për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,
3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
4. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,
5. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave.
6. Votimi në parim i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës,
7. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për trashëgiminë kulturore,
8. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
9. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,
10. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
11. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
12. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,
13. Votimi në parim i Projektligjit për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës,
14. Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve.
III. Pika e papërfunduar nga seanca jashtëzakonshme, e mbajtur më 8 shkurt 2019:
1. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.
Transkripti