Kontrolli parlamentar
Vazhdimi i Seancës plenare
E Enjte, 20.09.2018 14:30
Rendi i ditës
1. Koha për pyetje parlamentare,
2. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
4. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
6. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë hidrometeorologjike,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
13. Votimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
14. Votimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
15. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017,
16. Votimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2017,
17. Votimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,
18. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017,
19. Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
20. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017,
21. Votimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
22. Votimi i Propozimit të grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
23. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,
24. Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
25. Votimi i Propozimit për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,
26. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.