Kontrolli parlamentar

Vazhdimi i Seancës plenare

E Mërkure, 06.06.2018 10:00




Rendi i ditës

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018,

6. Votimi në parim i Projekt-kodit Penal të Republikës së Kosovës,
7. Votimi në parim i Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-064 për patentë shoferi,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz,
17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017,
22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,
23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
25. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,
26. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
27. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
28. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

 



Votimi elektronik

pika 1