Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Seancë Plenare

E Enjte, 05.07.2018 10:00

Rendi i ditës



1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,


2. Koha për pyetje parlamentare,


3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,


4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, "Arbën Xhaferi" Prishtinë-Hani i Elezit,


5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020",


6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-079 për efiçiencë të energjisë,


7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,


8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,


9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbime postare,


11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,


12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit Nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,


13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,


14. Propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,



15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,


16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,



17. Shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit (afatit) të këtij Komisioni,


18. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,


19. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,


20. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

ProcesverbaliTranskripti