Lajmet e fundit

Mbledhja e komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione

E Enjte, 01.09.2016




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore,Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrtoi ankesës së ish- punëtoreve të Ndërmarrjes Shoqërore "Sharr-Sallonit" nga Hani i Elezit. Në takim ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e ish-punëtoreve të ndërmarrjes dhe avokati i tyre.


Komisioni, pasi dëgjoi kërkesat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen këta ish- punëtorë të kësaj ndërmarrje, vendosi që në mbledhjen e radhës t'i ftoje edhe përfaqësuesit e Agjencionit Kosovar të Privatizimit,në mënyrë që pasi t'i marrë përgjigjet e AKP-së, të nxjerrë një përfundim lidhur me këtë lëndë.

Në pikën të ndryshme Komisioni vendosi që për Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili ka kaluar në shqyrtim të parë në Kuvend, të organizohet një dëgjim publik në dy javorin e parë te muajit shtator, duke dhënë kësisoj kontributin në shqyrtimin dhe amendamentimin e këtij projektligji.

Po në pikën të ndryshme deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, para anëtarëve të tjerë të Komision për të Drejtat e Njeriut, ngriti shqetësimin e tij për ndërhyrje e policisë nëpër banesa dhe arrestimin e disa aktivistëve pa paralajmërime dhe vendime të gjykatës.

 

Mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut