Lajmet e fundit
Kryetari Veseli shpreh indinjatën për krimin makabër në Munih
E Shtune, 23.07.2016
Veseli: Sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të ndryshojnë vlerat tona të përbashkëta
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një deklarate, ka shprehur dhembjen e thellë për viktimat që solli krimi i mbrëmshëm në Munih të Gjermanisë.
"Ndjejmë dhimbje të thellë dhe shprehim indinjatën tonë për krimin makabër që ua mori jetën 10 qytetarëve të pafajshëm në Munih, në mesin e të cilëve edhe tre bashkatdhetarë tanë. Shpreh solidaritetin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës me shtetin dhe popullin gjerman, duke konsideruar se sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të ndryshojnë vlerat tona të përbashkëta dhe mënyrën tonë të jetesës", ka thënë kryetari Veseli.