Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Marte, 24.05.2016
Komisioni për Arsim,Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i komisionit, shqyrtoi Projektligjin për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës.
Kryetari Hasani tha se qëllimi i këtij Projektligji është përcaktimi i kritereve për ushtrimin e profesioneve të rregulluara, me akte nënligjore të nxjerrura nga MASHT-i, e të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Gjithashtu ai shtoi se kemi edhe vlerësimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane se ky projektligj është në përputhshmëri me direktivat e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian.
Gjatë shqyrtimit nga deputetët u propozua që neni 8 dhe 9, të rishikohen nga MASHT-i,dhe të sjellin një rekomandim, më së largu deri në javën e ardhshme.