Lajmet e fundit
Kryetari Veseli uron gazetarët
E Marte, 03.05.2016
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë përfaqësuesit e mediave në vendin tonë.
"Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, dëshiroj të shpreh urimet e sinqerta për të gjitha gazetarët, analistët, botuesit dhe punonjësit e ndryshëm të mediave që veprojnë në Kosovë. Mediat e lira, të paanshme dhe profesionale luajnë një rol vendimtar e të pazëvendësueshëm në konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend. Prandaj, unë i uroj punë të mbarë dhe i siguroj se do të mbetem një mik i vërtetë i tyre", thuhet në urimin e kryetarit Veseli.