Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Marte, 19.04.2016
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari i komisionit, Nait Hasani, mbajti sot mbledhje me përfaqësuesit e kinematografisë, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, për të shqyrtuar Projektligjin për Kinematografinë.
Projektligji u shqyrtua dhe u amendamentua deri në nenin 27.
Komisioni vendosi të vazhdojë në mbledhjen e radhës me pjesën e mbetur të projektligjit.