Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Premte, 15.04.2016




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i drejtuar nga Selvije Halimi, zëvendëskryetare, u mblodh sot për shqyrtimin e raportit me amendamente të komisionit funksional të Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe të Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës.


Ndërkaq, pikat që u shtuan në rend të ditës ishin: shqyrtimi i raportit me amendamete të Projektligjit për patentshofer, formimi i një grupi që do të bashkëpunojë me Komisionin për Administratë Publike lidhur me Projektligjin për procedurën e përgjithshme administrative, si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë kosovare për verifikim dhe krahasim të pronave.


Pas shqyrtimit të raportit me amendamete të Projektligjit për patentshofer, komisioni kërkoi rishqyrtimin e dy amendamenteve të tij.


Në vazhdim u aporovua raporti me amendametet e komisionit funksional të Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.


Lidhur me Projektligjin për Kuvendin e Kosovës, ndërkaq, u kërkua nga nën komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit që të formojë një grup punues, i cili do të bashkëpunojë me përfaqesues të projektit të binjakëzimit, BE-së dhe Qeverisë së Kosovës.

 

 

 Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...