Lajmet e fundit

Dëgjim publik i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

E Marte, 12.04.2016




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknlogji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari i komisionit, Nait Hasani, mbajti sot dëgjim publik, me përfaqesues të mediave, shoqatave, shoqerisë civile dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dh të Drejtat e Përafërta.

Diskutimin e hapi kryetari i komisionit duke shprehur shqetësimin e tij rreth këtij porjektligji, me shpresë që ky dëgjim (i dytë publik) të arrijë efektin e dëshirueshëm në përmirësimin e ligjit.

Në vazhdim përfaqesues të OEAK-së, prezantuan një studim krahasues për Porjektligjin për Ndyrshim dhe plotësimin e ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta me fokus Mbrojtja e Lajmit.

Ndër pikat kryesore në hulumtim ishin: veprat autori i të cilave nuk dihet, riprodhimi dhe shitja, kohëzgjatja e të drejtave dhe mbrojtja, sigurimi i pronave, masat e përkohshme, administrimi kolektiv i të drejtave, si dhe masat ndëshkimore.

Problemet që u paraqitën nga përfaqesues të ndryshem ishin ato të: marrëveshjes mes shfrytezuesve dhe shoqatës APIK, propozimi rreth përqindjes së muzikës së shfrytëzuar, si dhe definimi i termit "medium".

Çështja më e diskutuara ishte propozimi të përdoret modeli austriak sa i përket përkufizimit dhe mbrojtjes së lajmit. Në këtë model parashihet që lajmi të jetë 12 orë i mbrojtur, dhe pastaj të jetë i lirë për shfrytezim nga të tjerët.

Përkufizimi i lajmit, si dhe modeli austriak, në anën tjetër, është kundërshtuar nga përfaqesuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke thënë që e drejta e informimit është bazë dhe informatat nga mediumet e ndryshme janë të mbrojtura edhe me ligjin aktual.

 

 

Dëgjim publik i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport