Lajmet e fundit
Nga takimi i Znj. Teuta Sahatqija me një grup të të rinjve nga iChat
E Premte, 11.03.2016
Kryetarja, e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, u takua sot me me një grup të të rinjve nga iChat-i.
Në fillim të takimit, Sahatqija, i njoftoi ata se Kuvendi i Kosovës e ka votuar Planin Kombëtar për MSA-në, të cilin ajo e vlerësoi si arritje pozitive në procesin e integrimit evropian të Kosovës. Ajo gjithashtu vlerësoi punën e të rinjve nga iChat i, duke theksuar po ashtu së Kosova ka nevojë për të tillë. Ajo i përgëzoi të rinjtë e iChat-it për Konferencën e organizuar nga ky institut, duke e vlerësuar shumë pozitive, pasi që Konferenca e sjell modelin e BE-së në Kosovë.
Përfaqësuesi nga iChat-i, Besmir Kokollari, e falënderoi kryetaren e komisionit, Sahatqija, për mbështetjen e saj në konferencën e parë "Modeli i Bashkimit Evropian" në Kosovë, organizuar nga ky institut.
Ai në vijim bëri një prezantim të shkurtër rreth misionit dhe punës së këtij instituti duke theksuar se misioni i Chat-it është që të avancojë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës përmes hulumtimeve empirike, analizave dhe trajnimeve, inicimin për informimin e mirë të politikave publike, ndërgjegjësimit, të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë, si dhe afirmimi i të drejtave të pakicave.
Në fund të takimit, përfaqësuesit e iChat-it, kryetares së komisionit, Sahatqija i ndanë një mirënjohje dhe e falënderuan atë për mbështetjen e vazhdueshme.