Lajmet e fundit
Nga takimi i Znj. Sahatqija me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq
E Premte, 11.03.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, ka pritur dje në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq .
Fillimisht, Sahatqija e falënderoi ambasadoren për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës, ndërkaq, e njoftoi atë për të arriturat dhe sfidat, me të cilat Kosova është duke u ballafaquar gjatë procesit të integrimeve. Ajo gjithashtu e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq edhe për ecurinë e formimit të Komisionit të përbashkët ndërmjet Parlamentit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian.
Kapitanoviq, ndërkaq, tha se Kroacia është vendi më i ri i BE-së dhe është e gatshme t'i ndihmojë Kosovës në procesin e integrimeve Evropiane.
Kapitanovq u angazhua edhe për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, duke ofruar ndihmë nëpërmjet ekspertëve të Integrimeve Evropiane.
Kapitanoviq, vlerësoi edhe rolin e komisionit për Integrime Evropiane, veçanërisht lidhur me liberalizimin e vizave.