Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Premte, 29.01.2016




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z-nja Jasmina Zhivkoviç, kryetare e Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi pikën e vetme të rendit të ditës: hartimi i Projekt-planit të punës së Komisionit për vitin 2016.


Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës amerikane në Prishtinë dhe KDI.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit, pas një diskutimi të hollësishëm dhe me disa ndrysime dhe plotësime, miratuan në parim Projekt-planin e punës së Komisionit për vitin 2016.

 

 Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim