Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik
E Marte, 08.12.2015
Komisioni përkrahu dy propozim-vendimet e Qeverisë, lidhur më emërimin e anëtareve të Bordit për ZRRE-në dhe të ARKEP-it.
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu në parim Projektligjin për siguri në punë në veprimtarinë minerare.
Po ashtu, komisioni miratoi edhe raportin me rekomandime të Projektligjit për energjinë termike.
Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit përkrahën edhe dy propozim-vendimet e Qeverisë, lidhur më emërimin e anëtareve të Bordit për ZRRE-në dhe të ARKEP-it.