Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli ngushëllon familjet që humbën të dashurit e tyre si pasojë e vërshimeve në Tetovë
E Marte, 04.08.2015
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar sot familjet që humbën më të dashurit e tyre si pasojë e vërshimeve të djeshme në Tetovë.
"Fatkeqësia natyrore në fshatrat e Tetovës na ka prekur të gjithëve. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ju shpreh ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi. Ne bashkëndjejmë me dhembjen e tyre dhe jemi të bindur se fuqia e solidaritetit, e pranishme gjithmonë në shpirtin tonë, do të rikthej shpejt jetën në vendbanimet e shkatërruara", thuhet në ngushëllimin e kryetarit Veseli.