Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

E Mërkure, 29.07.2015




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari i komisionit , Daut Haradinaj, ka shqyrtuar raportin me amendamente për Projektligjin Nr.05/L-15 për Letërnjoftim. Me këtë rast u sqarua se raporti i komisionit për këtë projektligj tashmë ka kaluar të gjitha procedurat nëpër komisione parlamentare, ndërkaq u diskutua më tej edhe lidhur me amendamentet e propozuara nga deputetët.


Projektligji Nr.05/L-15 për Letërnjoftim mori mbështjetje unanime të anëtarëve të Komisonit.


Propozim-amendamentet e deputetit Nait Hasani procedohen në seancë plenare pa përkrahjen e Komisionit, ndërkaq me përkrahjen e Komisionit procedohet në seancë propozim-amendamenti i anëtarit të Komisionit, Qerim Bajrami.

 Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së