Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 21.07.2015




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu Raportin me rekomandime të Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore. Pas kësaj, ky projektligj do të procedohet për shqyrtim të dytë në Kuvend.


Në këtë mbledhje, komisioni po ashtu ka përkrahur edhe Raportin me amendamente të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta, si dhe Raportin me amendamente të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për markat tregtare, të cilat do të procedohen për shqyrtim edhe në komisionet e përhershme të Kuvendit.

 

 

 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...