Lajmet e fundit
Mars 2014
- E Hënë, 31.03.2014
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Të enjten vazhdohet me pikat e papërfunduara nga seanca e 27 marsit. Në seancën e re, në të njëjtën ditë, do të shqyrtohet Projektligji për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe dy projektligje të tjera. Kryeparlamentari Krasniqi apelon tek deputetët të jenë më të rregullt në mbledhjet e Kuvendit. lexo më shumë
- E Hënë, 31.03.2014
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të organizatës Minatori 88-89
Përfaqësuesit e ish-minatorëve kërkuan rritje më të lartë të pensioneve lexo më shumë
- E Hënë, 31.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Diskutuesit vlerësuan lart punën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës Përkrahet vendimi i Qeverisë për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës Procedohet më tej Projektligji për Kinematografinë lexo më shumë
- E Hënë, 31.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
Komisioni përkrahu Projektligjin nr. 04 /L-261, për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe amendamentet e propozuara. Anëtarët e komisionit përkrahën propozimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për emërimin e një anëtari në Komisionin për kërkesa pronësore, si dhe propozimet për emërimin e anëtarëve të Këshillit... lexo më shumë
- E Hënë, 31.03.2014
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
- E Premte, 28.03.2014
Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
U shqyrtua Deklarata për partneritet ndërmjet Kuvendit dhe Shoqërisë Civile, si dhe Raporti i Komisionit për Integrime Evropiane për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ripranim lexo më shumë
- E Premte, 28.03.2014
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në përmbyllje të manifestimit Java e Gruas
Kosova po vendos standarde të barazisë ndërmjet gjinive, zbatimi i të cilave është obligim jo vetëm institucional, por edhe i gjithë faktorëve të shoqërisë sonë, tha kryeparlamentari Krasniqi. lexo më shumë
- E Premte, 28.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
Komisioni formoi grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor... lexo më shumë
- E Premte, 28.03.2014
U mbajt takimi Java e Gruas
Parlamenti ka miratuar një varg ligjesh të cilat ndikojnë në fuqizimin e gruas, por gruaja ende nuk e ka vendin e merituar në shoqëri, tha kryekuvendari Krasniqi në ditën përmbyllëse të javës së gruas. lexo më shumë
- E Enjte, 27.03.2014
Mbledhja e Kuvendit
U aprovua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, si dhe u miratua në parim Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës Asnjëri nga kandidatët nuk siguroi numrin e nevojshëm të votave për t u zgjedhur Avokat i Popullit. lexo më shumë
- E Mërkure, 26.03.2014
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Projektligji për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është më i miri i mundshëm, mirëpo nëpërmjet tij njihet dhe mbrohet lufta e UÇK-së lexo më shumë
- E Mërkure, 26.03.2014
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni ka përkrahur disa nga rekomandimet e paraqitura në raportin e GAP-it, lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit nga fusha e inspektorateve. lexo më shumë
- E Mërkure, 26.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Komisioni përkrahu Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitet 2015-2017, tri projektligje dhe një raport vjetor lexo më shumë
- E Marte, 25.03.2014
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesit e misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Miniane dhe Jose Sulemane
U bisedua për zhvillimet aktuale në sektorin financiar në Kosovë Buxheti është i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë e kanë të drejtën e shfrytëzimit të tij lexo më shumë
- E Marte, 25.03.2014
Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin e Zyrës Ndërlidhëse Greke, dr. Dimitris Moschopoulos
Paqja dhe integrimi janë perspektivë e të gjithë qytetarëve të Rajonit. Greqia përkrah anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Vlerësohet përkrahja e përfaqësuesve të Greqisë në institucionet evropiane për Kosovën. lexo më shumë
- E Marte, 25.03.2014
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesit e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së
Të përshpejtohen procedurat e miratimit të Projektligjit për Veteranët e UÇK-së Mbi tetë mijë çlirimtarë janë të papunë dhe jetojnë në kushte tepër të rënda ekonomike. Shteti i Kosovës ka pasur mundësi të bëjë më shumë për këtë kategori të merituar të shoqërisë sonë dhe për familjarët e tyre. lexo më shumë
- E Marte, 25.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Të gjithë ata që kanë letërnjoftim të Kosovës, nënshtetësi dhe vendbanim të përhershëm në Kosovë, edhe mëtej do ti gëzojnë të drejtat në pension të pleqërisë, kurse të gjithë ata që nuk i kanë këto dokumente, atëherë humbin të drejtën në pensionin kosovar të pleqërisë. Pra, në këtë kategori nuk hyjnë ata persona që kanë... lexo më shumë
- E Marte, 25.03.2014
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Raporti i Progresit të KE-së, Kosovën e vlerëson me të arriturat më të mëdha në rajon nga fusha e aviacionit civil. lexo më shumë
- E Marte, 25.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U diskutua lidhur me rekomandimet e Komisionit, të dala nga Raporti i Auditimit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit Komisioni kërkon nga Agjencia Kosovare e Privatizimit raportim me shkrim lexo më shumë
- E Marte, 25.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
U shqyrtua raporti vjetor i punës së Inspektoratit Policor të Kosovës, për vitin 2013. Komisioni fton për raportim kryeshefin e IPK-së, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së lexo më shumë
- E Marte, 25.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U procedua për shqyrtim të dytë në seancë Projektligji për produkte medicinale dhe pajisje medicinale U përkrahën amendamentet për Projektligjin për Sigurimin Shëndetësor lexo më shumë
- E Marte, 25.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Në vendimet e atyre që u është refuzuar pensioni, është sqaruar se nuk i përkasin kategorisë së personave me aftësi të përhershme të kufizuar, thanë përfaqësuesit e MPMS-së. lexo më shumë
- E Marte, 25.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...
- E Marte, 25.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni përkrahu amendamentet e Projektligjit për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese lexo më shumë
- E Hënë, 24.03.2014
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Kuvendi mblidhet të enjten. Do të shqyrtohet Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Do të vazhdohet me zgjedhjen e Avokati të Popullit. Do të shqyrtohen raportet vjetore të dy agjencive dhe një raport komisioni parlamentar për mbikëqyrje ligji. Pritet të miratohet Deklarata për partneritet ndërmjet Kuvendit dhe... lexo më shumë
- E Hënë, 24.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
U përkrah në parim Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. lexo më shumë
- E Hënë, 24.03.2014
Filloi punimet Java e Gruas
Java e Gruas tashmë është shndërruar në ngjarje tradicionale, për të cilën çdo vit rritet interesimi për të qenë pjesë e saj, duke tubuar vajza dhe gra nga gjithë territori i Kosovës, sektorë të ndryshëm dhe nacionalitete të ndryshme. Në këtë manifestim morën pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadorja e SHBA-së në... lexo më shumë
- E Enjte, 20.03.2014
Nga mbledhja plenare e Kuvendit
Kuvendi miratoi gjashtë projektligje në shqyrtim të dytë lexo më shumë
- E Enjte, 20.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
U diskutua lidhur me Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. lexo më shumë
- E Enjte, 20.03.2014
Kryetarja e GGD-së priti përfaqësuesen e UN-WOMEN për Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë
Përshëndetet miratimi i Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre lexo më shumë
- E Mërkure, 19.03.2014
Vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit
Kuvendi emëroi kryetarin dhe anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit. Përsëritet konkursi për Avokat të Popullit dhe për një anëtar jo-ekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, meqë asnjëri nga kandidatët nuk mori vota të mjaftueshme nga deputetët. U përkrah vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës... lexo më shumë
- E Mërkure, 19.03.2014
Nënkryetari Haliti merr pjesë në seminarin e 85-të ROSE-ROTH të Asamblesë Parlamentare të NATO-s
- E Marte, 18.03.2014
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi
Të intensifikohen marrëdhëniet ndërmjet dy parlamenteve Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në një kohë të afërt pritet vizitojë Kosovën lexo më shumë
- E Marte, 18.03.2014
Nga vizita e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Rumani
Takime të shumta me përfaqësues të Parlamentit rumun. Janë këmbyer informata dhe përvoja të ndryshme, si edhe argumente në favor të njohjes së Kosovës. lexo më shumë
- E Marte, 18.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Pas një debati gjithëpërfshirës anëtarët e Komisionit e përkrahën procedimin e mëtejshëm të dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës lexo më shumë
- E Marte, 18.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut... lexo më shumë
- E Marte, 18.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...
U shqyrtua Projektligji për mbrojtjen nga zhurma. lexo më shumë
- E Hënë, 17.03.2014
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Seanca e 14 marsit vazhdon ditën e mërkurë. Të enjten mbahet seanca e rregullt. Do të shqyrtohen gjashtë projektligje. lexo më shumë
- E Hënë, 17.03.2014
Komunikatë për media-E kryetarit të Kuvendit të Kosovës dr. Jakup Krasniqit
- E Hënë, 17.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
Komisioni përkrahu në parim Projektligjin për Agjencinë Kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës, si dhe propozim-amendamentet e grupit të punës në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-51 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. U mbështet për procedim të mëtejmë Projektligji... lexo më shumë
- E Premte, 14.03.2014
Vazhdimi i mbledhjes plenare
Deputetët përkrahën në parim Projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. U miratua Projektligji për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare... lexo më shumë
- E Premte, 14.03.2014
Kryeparlamentari Krasniqi priti ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati
Të shfrytëzohen rrethanat e krijuara për zgjerim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe të eliminohen pengesat eventuale Prezenca e Shqipërisë në organizata rajonale e euro-atlantike një zë i fuqishëm për Kosovën lexo më shumë
- E Enjte, 13.03.2014
Mbledhja e Kuvendit
Deputetët përkrahën në parim Projektligjin për provimin përfundimtar dhe provimin e Maturës Shtetëror, si dhe Projektligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lexo më shumë
- E Enjte, 13.03.2014
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
U miratuan rekomandimet e dala nga debatet e zhvilluara më 27 dhe 28 shkurt. lexo më shumë
- E Mërkure, 12.03.2014
Kryekuvendari Krasniqi priti në takim z. Safet Syla, drejtor i Zyrës për Trashëgimi të TMK-së, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale
Temë diskutimi ishte fati i ish-pjesëtarëve të TMK-së lexo më shumë
- E Mërkure, 12.03.2014
Nënkryetari i Kuvendit, Haliti, priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Ferrarese
U bisedua lidhur me krijimin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Itali lexo më shumë
- E Mërkure, 12.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U shqyrtuan dy raporte vjetore të institucioneve të pavarura dhe katër projektligje lexo më shumë
- E Mërkure, 12.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U procedua për në seancë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve... U përkrah Projektligji për transplantimin e indeve dhe qelizave, me amendamente lexo më shumë
- E Mërkure, 12.03.2014
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Agjenda e punës së komisionit, e paraparë për këtë muaj do të realizohet në plotni. lexo më shumë
- E Mërkure, 12.03.2014
Grupi i Grave Deputete mbajti një takim me Gratë nga regjioni i Mitrovicës
Qëllimi i takimit ishte funksionalizimi i Grupeve të Grave Asambleiste . Në takim morën pjesë: anëtarja e Bordit të GGD , Donika Kadaj- Bujupi, drejtori i OSBE nga Qendra rajonale në Mitrovicë, Bo-Evert Linne , kryetari i komunës së Vushtrrisë , Bajram Mulaku, si dhe asambleistet komunave Mitrovicë, Vushtrri,Podujevë, Drenas, dhe Skenderaj. lexo më shumë
- E Marte, 11.03.2014
Dëgjim publik i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
Shkas i moszbatimit të plotë të ligjit mbeten aktet nënligjore, të cilat disa nga ministritë ende nuk i kanë nxjerrë. lexo më shumë
- E Marte, 11.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Zyra e komisarit për gjuhë mbikëqyrë zbatimin e Ligjit, me qellim të ruajtjes, avancimit dhe mbrojtjes së përdorimit të gjuhëve zyrtare në Republikën e Kosovës, gjuhëve zyrtare ne nivel komunal, gjuhëve për përdorim zyrtar në komuna, si dhe gjuhën e komuniteteve, të cilat nuk janë asnjëra nga gjuhët zyrtare. Gjatë vitit 2013, Zyra e... lexo më shumë
- E Marte, 11.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
U përkrahën tri projektligje me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, si dhe raporti i grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nr. 03/L-208 për Ripranim lexo më shumë
- E Marte, 11.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
U diskutua rreth procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë në Kosovë. lexo më shumë
- E Marte, 11.03.2014
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni përkrahu Projektligjin për themelimin e Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror. lexo më shumë
- E Hënë, 10.03.2014
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
U konfirmua dhe u plotësua rendi i ditës për seancën e 13 marsit. Në fillimi do të procedohet me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e filluar më 27 shkurt. Në seancën e re do të shqyrtohet Projektligji për Veteranet e UÇK-së, si dhe tri projektligje të tjera. Do të shqyrtohen planet për tri parqe natyrore. Do të procedohet me zgjedhjen e... lexo më shumë
- E Hënë, 10.03.2014
Nga tryeza e punës së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
NDI mbetet e përkushtuar në mbështetje të komisionit dhe Agjencisë për Barazi Gjinore, deri në përmbushjen e plotë të të drejtave të grave. Kërkohet zbatimi i plotë i Ligjit për barazi gjinore lexo më shumë
- E Hënë, 10.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U shqyrtua raporti me rekomandime lidhur me Projektligjin Nr.04/4744/L-236/1 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë çështje, Komisioni do të zhvillojë një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian lexo më shumë
- E Premte, 07.03.2014
Kryeparlamntari Krasniqi mori pjesë në inagurimin e Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Dhuna e ushtruar nga forcat militare serbe ndaj grave dhe vajzave në Kosovë përbën aktin më të turpshmin dhe më të shëmtuarin që ka ndodhë në botën e civilizuar të fundshekullit të XX-të, ka theksuar Krasniqi me rastin e inaugurimit të këtij këshilli. lexo më shumë
- E Premte, 07.03.2014
Kryekuvendari Krasniqi uron gratë e Kosovës
- E Enjte, 06.03.2014
Kryekuvendari Krasniqi mbajti një fjalë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 16-vjetorit të Epopesë së UÇK-së
Emri, personaliteti dhe figura e ndritur e Komandantit Legjendar - Adem Jashari janë dhe do të mbeten burim edukimi patriotik i brezave të pambarim të Kosovës dhe frymëzim e mobilizim për të ardhmen e lirë, sovrane e demokratike, drejt zhvillimit të vazhdueshëm e të gjithanshëm të Atdheut tonë të shtrenjtë lexo më shumë
- E Enjte, 06.03.2014
Kryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari
Misioni i Komandantit Legjendar Adem Jashari, ishte shtimi i vendosmërisë, i guximit dhe besimit të popullit shqiptar për liri lexo më shumë
- E Enjte, 06.03.2014
Kryekuvendari Krasniqi uron mësuesit e Kosovës
Në emrin tim dhe në emrin e Kuvendit të Kosovës, të gjithë mësimdhënësve ju urojmë këtë ditë të shënuar të arsimit, duke besuar në arritje e suksese edhe më të mëdha në të ardhmen", thuhet ndër të tjera në urimin e kryekuvendarit Krasniqi. lexo më shumë
- E Mërkure, 05.03.2014
Kryekuvendari Krasniqi do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz
- E Mërkure, 05.03.2014
Kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi, mori pjesë në ceremoninë ushtarake për nder të Epopesë së UÇK-së
Kryeparlamentari Krasniqi vuri kurorë lulesh tek Obelisku, në Kazermën ku filloi manifestimi lexo më shumë
- E Mërkure, 05.03.2014
Kryeparlamentari Krasniqi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë, Lauka
Bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve - interes suprem i qytetarëve në të dy anët e kufirit. Është krijuar bazë e mirë ligjore për bashkëpunim edhe më të thellë, por nuk janë shfrytëzuar në mënyrë më të mirë mundësitë e krijuara. lexo më shumë
- E Mërkure, 05.03.2014
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U mbajt dëgjim publik për Projektligjin për Sigurime Shëndetësore. U diskutua për përmbajtjen e projektligjit dhe u dhanë vërejtje e sugjerime për plotësim-ndryshime në pjesë të caktuara të tij lexo më shumë
- E Mërkure, 05.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të tre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës lexo më shumë
- E Mërkure, 05.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U shqyrtua Raporti i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2013 dhe tri projektligje lexo më shumë
- E Marte, 04.03.2014
Kryekuvendari Krasniqi priti një grup të ish-luftëtarëve të UÇK-ës nga qyteti i Ferizajt, të cilët do të rrugëtojnë këmbë nga Ferizaj deri në Prekaz
Iniciativë për të shënuar në mënyrë simbolike Epopenë e lavdishme të UÇK-ës, periudhë kjo, që simbolizon përjetësisht krenarinë dhe dhembjen lexo më shumë
- E Marte, 04.03.2014
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
U shqyrtua në parim Projektligji Nr. 04/L-262 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Komisioni formoi grup pune për amendamentimin e këtij projektligji, ndërkaq, përkrahën procedimin për lexim të parë në mbledhjen e Kuvendit. lexo më shumë
- E Marte, 04.03.2014
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
- E Marte, 04.03.2014
Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Komisioni përkrahu dy plane hapësinore dhe dy projektligje lexo më shumë
- E Marte, 04.03.2014
Kuvendi i Kosovës e shfrytëzon me nikoqirllëk buxhetin e tij modest
Interpretim keqdashës i shifrave reale për shpenzimet e Kuvendit, të deputetëve dhe të administratës. Bëhet fjalë për shpenzimet e 120 deputetëve, 185 punonjësve të administratës dhe 31 pjesëtarëve të stafit mbështetës politik. (Përkitazi me artikullin Kuvendi shpenzon shuma MARRAMENDËSE PËR DREKA DHE DARKA, të botuar në të... lexo më shumë
- E Hënë, 03.03.2014
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Kuvendi mblidhet më 13 mars. Fillimisht do të procedohet me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e filluar më 27 shkurt. Në vazhdim do të shqyrtohet Projektligji për Veteranet e UÇK-së, do të zgjidhet Avokati i Popullit, një anëtar joekzekutiv në Bordin e BQK-së , si dhe do të shqyrtojnë propozimin për emërimin e kryesuesit dhe të... lexo më shumë
- E Hënë, 03.03.2014
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion nga Lidhja e invalidëve dhe viktimave civile të luftës
Kryetari i Kuvendit u njoftua me gjendjen e kësaj kategorie dhe kërkesat e anëtarësisë së saj lexo më shumë
- E Hënë, 03.03.2014
Misioni i OSBE-së në Kosovë i ofron përkrahje të mëtejme Kuvendit të Kosovës
Përgëzohet Kuvendi i Kosovës për progresin e shënuar në rritjen e aktiviteteve mbikëqyrëse, si dhe hapjen e Kuvendit për pjesëmarrje të publikut dhe shoqërisë civile. Do të mbështeten sidomos komisionet në shqyrtimin e legjislacionit që ka të bëjë me të drejtat e komuniteteve, standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, barazinë... lexo më shumë