Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
E Marte, 26.05.2015
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu, u shqyrtuan dhe u miratuan këto raporte me amendamente të Komisionit për këto projektligje: Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-199 për Gjykatat, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit.
Në këtë takim morën pjesë Besim Kelmendi, prokuror i Prokurorisë Speciale, Valdete Daka, gjyqtare në Gjykatën Supreme, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, OSBE-së, zyrës së BE-së, Institutit Gjyqësor të Kosovës, si dhe përfaqësues tjerë të shoqërisë civile.
Anëtarët e komisionit po ashtu kanë përkrahur edhe katër raporte me amendamente të komisioneve funksionale, atë të Projektligjit për Avokatin e Popullit, të Projektligjit për Përgjimin e Telekomunikimeve, Projektligjit për Barazi Gjinore, si dhe raportin për Projektligjin Kundër Diskriminimit.