Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...

E Mërkure, 22.04.2015




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, shqyrtoi në parim Projektligjin për Avokatin e Popullit.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, ishte i pranishëm Avokati i Popullit (AP) Sami Kurteshi, si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, Baki Gimolli.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve, pasi paraqitën vërejtjet dhe rekomandimet e tyre, vunë në pah nevojën e një ligji sa më të mirë për AP-në, të bazuar në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara dhe të përshtatshëm për shoqërinë tonë.

Anëtarët e komisionit, ndërkaq, pasi dëgjuan rekomandimet, vlerësuan se projektligji i përmbush të gjitha kriteret formalo-juridike për shqyrtim të parë edhe në mbledhje plenare të Kuvendit.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe një peticion.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...