Lajmet e fundit

Më 8 mars - seancë e përbashkët e deputeteve

E Premte, 06.03.2015




Të dielën, më 8 mars 2015, në shenjë të 8 marsit - Ditës së Grave, mbahet seancë e përbashkët e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe gratë politikane nga Mali i zi dhe Presheva.

Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke filluar nga ora 11:30.

Para se të fillojë seanca, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Grupi i Grave Deputete do të presin mysafiret e kësaj seance në hollin e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00.