Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Mërkure, 24.12.2014




Komisioni për Integrime Evropiane, i kryesuar nga Teuta Sahatqija, kryetare e komisionit, mbajti sot mbledhjen konstituive.

Fillimisht Sahatqija shpalosi në detaje fushëveprimtarinë dhe kompetencat e komisionit, ndërkaq, anëtarët e komisionit njëzëri deklaruan se në komision do të ketë frymë të mirë bashkëpunimi, në mënyrë që angazhimet dhe puna e komisionit të dalin sa më të suksesshme.

Anëtarët e komisionit përveç që ngritën çështje të ndryshme gjatë këtij takimi, diskutuan më gjerësisht për çështje thelbësore me të cilat do të merret ky komision. Me theks të veçantë u diskutua për organizimin dhe Planin e Punës së Komisionit gjatë vitit 2015, duke u theksuar edhe fakti se Komisioni duhet të angazhohet për ta rregulluar më mirë fushëveprimtarinë e këtij komisioni gjatë shqyrtimit të Rregullores së Kuvendit, ndërkaq u përmend edhe çështja e pavarësimit buxhetor të Kuvendit, e cila ishte vërejtje e Komisionit Evropian. U tha se kjo çështje duhet të shtrohet me më seriozitet në të ardhmen.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane