Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 30.04.2014




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Ali Sadriu, u shqyrtua dhe u përkrah Raporti i Auditimit të pasqyrave vjetore financiare për vitin 2013, të programit MASHT-Danida: "Promovimi i punësimit përmes zhvillimit të shkathtësive".

Me këtë rast, anëtarët e komisionit kërkuan nga MASHT-i raport me shkrim edhe lidhur me rezultatin përgjatë katër muajve të këtij viti.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e komisionit u njoftuan se për Auditimin e pasqyrave Vjetore Financiare të ZAP-it është përzgjedhur kompania Deloitte.

 

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike