Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
E Mërkure, 30.04.2014
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Ahmet Isufi, u shqyrtua dhe u përkrah në parim Projektligji Nr. 04/L-275 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës. Me këtë rast, u vendos që në mbledhje të Kuvendit të kërkohet shmangie nga Rregullorja e Kuvendit, me qëllim që kjo çështje të kalojë në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.
Tutje, u kërkua që në mbledhje të Komisionit të ftohet për raportim Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, lidhur me çështjen e verifikimit të pjesëtarëve të PK-së.