Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi uron Ditën Ndërkombëtare të Punës
E Mërkure, 30.04.2014
Me rastin e festës së 1 Majit , kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ua uron të gjithë qytetarëve festën ndërkombëtare të punës. "Kosova është në vazhdën e përpjekjeve për të konsoliduar shtetin ligjor dhe të së drejtës, si bazë për zhvillim ekonomik, kulturor dhe social të vendit, drejt sigurimit të një jete sa më të dinjitetshme, si dhe punë dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj", theksohet në mesazhin e kryekuvendarit Krasniqi.