Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...
E Marte, 29.04.2014
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, ka diskutuar lidhur me realizimin e Planit të Punës së komisionit për katër mujorin e këtij viti.
Lidhur me këtë, komisioni vlerësoi se Plani i Punës, i paraparë për këtë periudhë kohore është përmbushur në plotni.
Në këtë mbledhje, komisioni ka shqyrtuar edhe Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës.