Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
E Marte, 29.04.2014
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka shtyrë për nesër shqyrtimin e Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2013.
Këtë vendim, komisioni e mori në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetarja e komisioni, Suzan Novobërdali. Ajo propozoi që gjatë shqyrtimit të Raportit në mbledhje të jetë i pranishëm edhe Avokati i Popullit, propozim ky që u përkrah edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit.
Në vijim të mbledhjes, ndërkaq, komisioni shqyrtoi edhe disa peticione të qytetarëve, për të cilat raportuan deputetët: Rita Hajzeraj-Beqa dhe Kurtan Kajtazi.