Lajmet e fundit

Mbledhja e Kuvendit

E Mërkure, 23.04.2014




Kuvendi i Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, në rendin e ditës kishte shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës. Kryekuvendari Krasniqi në fillim njoftoi deputetët se Komisioni për Legjislacion ka rekomanduar që Projektligji të miratohet.


Në emër të Komisionit për Legjislacion para deputetëve foli kryetari i Komisionit Arben Gashi, i cili theksoi se Komisioni ka propozuar 7 amendamente në këtë Projektligj. Në vijim Kuvendi miratoi amendamentet e propozuara dhe njëkohësisht miratoi Projektligjin në tërësi.