Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion
E Mërkure, 23.04.2014
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi Arben Gashi, kryetar, shqyrtoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës.
Komisioni përkrahu projektligjin, me amendamentet e propozuara dhe e procedoi për seancë plenare.