Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti delegacionin turk të kryesuar nga zëvendëskryeministri Turqisë, Emrullah ݺler
E Marte, 22.04.2014
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot një delegacion nga Asambleja Kombëtare e Kuvendit të Madh të Turqisë, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Turqisë, z. Emrullah ݺler.
Duke i uruar mirëseardhje delegacionit turk, në vigjilje të Ditë së turqve në Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi, ka falënderuar shtetin dhe popullin e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe popullin e saj, për njohjen e Kosovës, që në ditën e shpalljes së pavarësisë, si dhe për lobimin e fuqishëm për sa më shumë njohje për investimet turke në Kosovë.
Duke i vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhënie politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve, Krasniqi ka shfaqur shpresën se do të ngrihen në të njëjtin nivel edhe marrëdhëniet kulturore ndërmjet dy popujve , duke pasur në konsideratë lidhjet e fuqishme historike dhe njerëzore ndërmjet popullit të Turqisë dhe të Kosovës.
Kryesuesi i delegacionit turk, zëvendëskryeministri Turqisë, Emrullah ݺler, duke falënderuar për pritjen, ka përgëzuar institucionet dhe popullin e Kosovës për sukseset në shtetndërtim dhe afirmim ndërkombëtar. Duke shfaqur sentimentin për lidhjet e gjata historike ndërmjet dy popujve , ݺler, ka pohuar se në Kosovë ndjehet si në shtëpinë e tij. "Vuajtjet e popullit të Kosovës qytetarët e Turqisë i kanë përjetuar si vuajtje të tyre, kurse sukseset e popullit të Kosovës i ndjejnë edhe si suksese të atyre", është shprehur njeriu i dytë i Qeverisë turke.
"Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe të lobojë për njohje dhe për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare,ka theksuar ݺler, duke u shprehur i bindur se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe në NATO. Ndërkaq, duke mbështetur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , zv.kryeministri turk ka shfaqur shpresën se pas përfundimit me sukses të këtyre bisedimeve, vendin tonë do ta njohin edhe pesë vendet e mbetura të BE-së.
Iºler ka vlerësuar shumë pozitive investimet turke në Kosovë , duke e veçuar sidomos ato në rindërtimin e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës dhe punët e bëra në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Kosovë. Ai ndërkaq është zotuar se do të inkurajojë investitorët nga vendi i tij që të jenë edhe më të pranishëm në Kosovë. Iºler, ndërkaq ka kërkuar që vendet e rezervuara për komunitetin turk të vazhdojnë edhe për dy legjislaturat e ardhshme.
Duke u ndërlidhur në këtë temë, kryeparlamentari Krasniqi ka theksuar se kjo çështje kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. "Një deputet më shumë apo më pak i komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, assesi nuk do ta ndryshojë qëndrimin miqësor të popullit të Kosovës për këtë komunitet në vendin tonë", ka theksuar Krasniqi.
Bashkëbiseduesit kanë qenë të një mendimi për nevojën e thellimit të përhershëm të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe për rolin e pazëvendësueshëm të diplomacisë ndërparlamentare.
Në takim nga ana e Kuvendit të Kosovës kanë marrë pjesë edhe nënkryetarët Xhavit Haliti dhe Enis Kërvan, si dhe shefja e Grupit parlamentar 6+, Myfera Shinik, kurse nga ekzekutivi i vendit, ministri nga radhët e komunitetit turk, Mahir Yagcilar.