Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi përgëzon Imzot Dodë Gjergjin

E Shtune, 19.04.2014




Me rastin e Ditës së Pashkëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një urim Imzot Dodë Gjergjit, në të cilin thuhet:"

I nderuar Shkëlqesi, Imzot Dodë Gjergji


Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shpreh Juve dhe të gjithë besimtarëve të katolikë të Kosovës urimet e mia më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve.


Kjo ditë është dita e përjetësisë dita e shpresës dhe besimit tek Zoti, besimit tek vetvetja dhe besimit për një mirqenje për popullin dhe vendin tonë.


Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja , dashuria dhe mirëkuptimi" , theksohet në urimin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

 Kryekuvendari Krasniqi përgëzon Imzot Dodë Gjergjin