Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi përgëzon Shkëlqesinë Teodosije

E Shtune, 19.04.2014




Me rastin e Ditës së Pashkëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një urim Shkëlqesisë Teodosije, me këtë përmbajtje":

I nderuar Shkëlqesi Teodosije,

Kam kënaqësinë t'ju uroj: gëzuar për shumë mot Pashkët, Juve dhe besimtarëve që ju u prini.

Në këtë ditë hyjnore , lus Zotin që ju dhe të gjithë qytetarët ortodoks të Republikës së Kosovës, të keni gjithmonë paqe, begati dhe harmoni.

Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi e toleranca", theksohet në urimin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

 

Kryekuvendari Krasniqi përgëzon Shkëlqesinë Teodosije