Lajmet e fundit

Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit

E Enjte, 17.04.2014




Mbledhja e rregullt plenare, e datës 11 prill, vazhdoi edhe sot, nën kryesimin e dr Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje (një pjesë të së cilës e kryesoi nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti), deputetët shqyrtuan pikat e mbetura nga mbledhja e kaluar.

Fillimisht, deputetët shqyrtuan dhe miratuan Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë eksportuese e lidhur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit "Modernizimi i sistemit të arsimit dhe edukimit në Kosovë përmes E-edukimit".

Në mungesë të përfaqësuesve nga komuniteti pakicë, ndërkaq, Kuvendi nuk mundi të miratojë Projektligjin për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm për vendimmarrje, Kuvendi nuk ka arritur të miratojë as Propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

 

 

Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit