Lajmet e fundit
Reagim i Grupit të Grave Deputete me rastin e riemërimit të gjyqtarit Enver Shabanaj
E Enjte, 17.04.2014
Grupi i Grave Deputete shpreh shqetësimin lidhur me riemërimin të z Enver Shabanaj për gjyqtar me mandat të përhershëm.
GGD-ja konsideron se me rastin e riemërimit të gjykatësit Enver Shabanaj nuk është marrë parasysh vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka konstatuar se z. Enver Shabanaj nuk i ka ofruar mbrojtje të ndjerës Diana Kastrati me rastin e kërkesës së saj, dhe si pasojë e mosveprimit ka ndodhur vrasja e saj.
GGD-ja konsideron se secili person pa marrë parasysh pozitën që ka, duhet të japë përgjegjësi për veprimin, apo mos veprimin, konform kompetencave që ka në institucionin përkatës.